Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një gjuajtje me armë që ka ndodhur sot në fshatin Hallaq të Lipjanit.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për lajmi.net.
“Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull , shtetas i Republikës se Kosovës, i cili nuk mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.
Detaje të tjera rreth këtij rasti nuk dihen ende.