Një i vdekur në një aksident afër Pejës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një aksident në fshatin Kryshec të Pejës ka vdekur një vajzë e mitur.

Viktima ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, por atje arriti pa shenja jete.

I dyshuari për rastin është lajmëruar në Polici dhe është intervistuar për veprën e shkaktuar “Aksident trafiku me fatalitet”.

Kjo është komunikata e plotë e Policisë së Pejës:

Ju informojmë se sot me datën 26.08.2019, rreth orës 18:53, policia është informuar se ne fshatin Kryshec-Pejë, një person i aksidentuar nga një automjet është në gjendje të rëndë.

Viktima është dërguar në Spaitalin Rajonal në Pejë, nga qytetarët.

Nga ekipi mjekësor është konstatuar se e mitura ne spital ka arritur pa shenja jete.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurori i shtetit.

I dyshuari pasi që është larguar nga vendi i ngjarjes ka informuar Policinë për rastin dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, i njëjti është duke u intervistuar për veprën e shkaktuar ‘Aksident trafiku me fatalitet’, të ndodhur në fshatin e lartcekur, me ç’rast personit të dyshuar me urdhër te prokurorit ju ka caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit të komunikacionit rrugor Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme