Një i vdekur në një aksident në Koshare të Ferizajt

Një 60-vjeçar ka mbetur i vdekur në një aksident në fshatin Koshare të Ferizajt.

Sipas njoftimit nga Policia, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

Vdekja e viktimës është konfirmuar në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 12:15 kemi pranuar informatën se në fshatin Koshare të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore . Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, mashkull, i moshës 60 vjeç , vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme