Një person ka vdekur nga orteku i borës në Brezovicë.
F.Q. 24-vjeçar nga Ferizaj, skitar freeraider. Ai është gjetur pa shenja jete në shtegun e njohur si “Foleja e Shqiponjës” në Brezovicë, raporton KTV.
Vdekjen e skitarit e ka konfirmuar kryetari i Federatës së Skijimit të Kosovës, Milaim Kelmendi.