Një ngjarje horror është shënuar këtë të diel në Këlcyrë, ku një 30-vjeçar me probleme mendori i ka prerë kokën një të moshuari.
Krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin “Uji i Mirë”, Njësia administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë.
Siç ka bërë më dije policia, Alban Voda i ka prerë kokën me thikë, 66-vjeçarit me iniciale N.H.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur prangosjen e autorit. Po ashtu, nga se bëhet e ditur paraprakisht, i riu me probleme mendore mësohet se është më precedent të mëparshëm penal.
Voda ka qenë komando në Afganistan, dhe ishte kthyer në Shqipëri para tre vitesh, ku nga se bëhet e ditur që prej kthimit ai kishte shfaqur çrregullime mendore.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e këtij krimi makabër, por nga se bëhet e ditur paraprakisht, autori me viktimën kanë pasur konflikte pronësie.