Një kandidate e PDK’së për deputete rehatohet në punë si staf civil

Ish këshilltarja politike e ministrit të kulturës, e cila ishte edhe kandidate e PDK-së në zgjedhjet qëndrore të 2017-tës, Jehona Shyti, tash e tutje do të shërbejë si staf civil në MKRS.
Shyti, e cila më herët ishte këshilltare politike e Memli Krasniqit, e më pas edhe shefe e kabinetit e ministrit aktual të kulturës, Kujtim Gashi, tash e tutje do të shërbej si staf civil në këtë ministri,

Sipas njoftimit të MKRS-së, thuhet se Shyti ka dalë kandidatja më e suksesshme në konkursin për të udhëhequr departamentin e kulturës. Ajo tash e tutje do të jetë drejtoreshë e këtij departamenti në këtë ministri.

Në këtë mandat, Jehona Shyti ishte këshilltare politike dhe shefe e kabinetit të ministrit, Kujtim Gashi. E më herët ishte edhe këshilltare politike e ish ministrit, Memli Krasniqi.
Shyti ishte kandidate e PDK-së për deputete në zgjedhjet qendrore të 2017tës. Ajo kandidonte në listë me numrin 81.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme