Një kishë në Palestinë thërret ezanin në mbështetje të myslimanëve

Kishat në Palestinë kanë thirrur ezanin për të treguar mbështetjen e tyre ndaj myslimanëve pas vendimit të Izraelit për ta ndaluar thirrjen e ezanit në xhami në Jeruzalemin e pushtuar.

 

Pas vendimit të pajustifikuar të autoriteteve izraelite për të ndaluar thirrjen e ezanit në Jeruzalemin e pushtuar, banorët myslimanë të qytetit e kanë thirrur ezanin nga çatitë e shtëpive në tyre në unison.

Videot me thirrjen e ezanit kanë marrë dhenë në mediat sociale dhe janë shpërndarë në të katër anët e botës, duke nxitur përkrahje për formën e reagimit të palestinezëve.

Por i papritur ka qenë reagimi i një kishe të krishterë në Jeruzalem: duke e dënuar vendimin e pajustifikueshëm të Izraelit, kisha ka vendosur që ta thërrasë ezanin për të treguar mbështetjen e saj për të drejtat e muslimanëve për të shprehur lirshëm besimin e tyre.

Gjesti i jashtëzakonshëm i kishës ka tërhequr admirimin e myslimanëve në të katër anët e botës. Kjo është parë si një vlerë që prej shekujsh i karakterizon marrëdhëniet midis myslimanëve dhe të krishterëve në Palestinë, të cilët gjithmonë kanë treguar solidarizim me njëri-tjetrin.

Sipas Bassam Bahr, avokat dhe kreu i komitetit lokal në Abu Dis, autoritetet pushtuese në fillim u thanë muezinëve (atyre që thërrasin ezanin) se thirrja për namaz nuk do të lejohet më.

Gjatë një intervistë për një televizion lokal, Bahr e konsideroi ndalimin si të “pajustifikueshëm” dhe tha se ky vendim i prek të gjithë muslimanët në territoret e pushtuara.

Sipas disa raportimeve akoma të pakonfirmuara, mendohet se vendimi për ndalimin e ezanit ka ardhur pas një proteste të një grupi kolonësh izraelitë para shtëpisë së kryetarit të bashkisë së qytetit.

Grupi i kolonëve në Pisgat Zee, një ngulim i paligjshëm në lindje të Jeruzalemit, e ka quajtur ezanin “ndotje akustike”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme