Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vendosje të skllavërisë

I është caktuar paraburgimi prej një muaji të dyshuarit për trafikim me njerëz dhe vendosje të skllavërisë.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e prokurorisë , duke ia caktuar kështu masën e paraburgimit prej 1 muaji personit me inicialet S. A. nën dyshimin për trafikim me njerëz dhe vendosje të skllavërisë.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, S. A. dyshohet se në muajt janar dhe shkurt të vitit 2016, ishte marrë me trafikim të njerëzve duke rekrutuar persona me anë të mashtrimit, me qëllim të shfrytëzimit të tyre.

Sipas pretendimeve të prokurorisë, i pandehuri këtë e kishte bërë pasi kishte krijuar lidhje me dy të dëmtuarat T. C. dhe B. T. duke shfrytëzuar gjendjen e tyre sociale dhe emocionale. Më pas, gjithnjë sipas prokurorisë, S. A. I kishte mashtruar ato dhe me përdorimin e forcës i kishte detyruar që të punojnë për të dhe nga puna e tyre i pandehuri kishte përfituar materialisht.

Gjykata ka konstatuar se me këtë veprim i pandehuri S. A. për shkak të dyshimit të bazuar ka kryer veprën penale trafikim me njerëz si dhe veprën penale vendosja e skllavërisë, kushteve të ngjashme me skllavërinë, punës së detyruar.

Policia e Kosovës njoftoi dje se ka arrestuar një person në Fushë-Kosovë nën dyshimin për trafikim me njerëz dhe skllavërim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme