Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Marmull të Gjakovës

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A.Gj. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer tri vepra penale.

I pandehuri A.Gj. dyshohet se më 12 mars 2019 rreth orës 18:30 në fshatin Marmull të Komunës së Gjakovës, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin T.B. dhe ka rrezikuar jetën e personave tjerë të pranishëm A.N., Z.K. dhe L.B., ku si shkak i këtyre veprimeve dyshohet të jetë një mosmarrëveshje pronësore që i ndjeri T.B. kishte me të pandehurin.

Po ashtu i pandehuri A.Gj. dyshohet se i shkaktoj lëndime të rënda trupore të dëmtuarit A.N. në atë mënyrë që i dëmtuari A.N. me qëllim që ta ndaloj të pandehurin, i del përpara me ç’rast i njëjti shkrep një plumb në drejtim të të dëmtuarit duke e goditur në këmbën e majte dhe pasi i dëmtuari rrëzohet në tokë e sulmon me kondak të pushkës në kokë duke i shkakton lëndime të rënda trupore.

“Me këto veprime dyshohet se i pandehuri A.Gj. ka kryer tri vepra penale, vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 paragrafi 5 dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, njofton Gjykata Themelore e Gjkovës.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 12 mars 2019 dhe do të zgjasë deri më 11 prill 2019.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme