Një muaj paraburgim për Bogdan Mitroviqin, sërbin e dyshuarin për krime lufte

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për t’ia caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Bogdan Mitroviqit, të dyshuarit për krime lufte në fshatin Sopi të Suharekës.

“I pandehuri dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale krime lufte kundër popullsisë civile sepse me datën 02.04.1999, në fshatin Sopi ishin vrarë 32 persona civil të paarmatosur, nga ana e forcave të armatosura serbe e ndër ta ishte edhe i pandehuri i lart përmendur”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

“Pasi që i pandehuri është me nënshtetësi të Kosovës dhe Serbisë, i njëjti nuk ka vendbanim apo vendqëndrim të sigurt në Kosovë, po ashtu fakti se deri në ditën arrestimit ka qenë i paarritshëm për organet e drejtësisë, përveç kësaj veprat penale me të cilën ngarkohet janë të rrezikshmërisë së lartë dhe për të cilën parashihen dënime të larta nëse i njëjti do të shpallet fajtor, ashtu që ka gjasa që i pandehuri të largohet nga Kosova, të arratiset dhe të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë. Andaj Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme