Një muaj paraburgim për grabitësin e “Western Union” Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale R.K. nga Prizren, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 21.11.2017, dhe do të zgjasë deri më datën 21.12.2017.
I pandehuri me inicialet e lartë përmendura dyshohet se me datën 09.12.2010 rreth orës 16:50 minuta, në lagjen “Bazhdarhane” të akuzuarit përvetësojnë pasurinë e luajtshme të ndërmarrjes shërbyese, “Nisa”, e cila kryen edhe shërbimet e agjencisë për transferimin e parave “Western Union” me qëllim që vetës ti sjell pasuri të kundërligjshme duke përdorur dhunën – armën kundër të dëmtuarës me iniciale D.P. se do të sulmojnë atçasshëm jetën apo trupin e saj, në atë mënyrë që të akuzuarit vendosin maska në kokë, armatosen dhe në mënyrë të dhunshëm i akuzuari i pare me iniciale R.K. e hap derën me force e cila derë bie mbi të dëmtuarën, të njëjtit i afrohen me brutalitet tek sirtarët e tavolinës ku gjenden parat në shumën prej 5.000 eurove.

Ndërsa i akuzuari i dytë qëndronte tek dera duke drejtuar armën-pistoletën në drejtim të personave që ishin në kafiteri ”Capri”, duke i urdhëruar që të mos afrohen brenda, kështu që mundëson të akuzuarin e parë R.K.të grabit para në vlerë prej 2.480 euro.

Pasi që i njëjti ka qenë i paarritshëm për organet e drejtësisë ndaj tij është lëshuar urdhër arrest, ku ka arritur të prangoset nga ana e policisë.

Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale grabitje nga neni 255 par.3 lidhur me par.1 dhe nenin23 të KPRK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme