Një muaj paraburgim për kryeinspektorin e Prishtinës për marrje të ryshfetit!

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim M.B. si i dyshuar për marrje të ryshfetit gjatë periudhës disa vjeçare si person zyrtar në pozitën e kryeinspektorit për regjionin e Prishtinës.

I dyshuari për ryshfet sipas Gjykatës Themelore, ka kërkuar përfitime materiale, në mënyrë të drejtpërdrejtë duke vepruar në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.

Arsye për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit M.B është se ekziston dyshimi i bazuar se, gjatë periudhës disa vjeçare, si person zyrtar në pozitën e kryeinspektorit të regjionit të Prishtinës, pranë Inspektoratit të Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, vazhdimisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar përfitim material, në mënyrë që të veproj në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare ashtu që me datën 22 shtator 2016, nga dëshmitari – i dëmtuari L.Z, kontabililst i një kompanie ka kërkuar shumën prej 10.000 euro, që mos të ndëshkoj për disa parregullsi kompaninë ku i dëmtuari punon , për të cilat sipas të pandehurit kompania është dashur të ndëshkohej me gjobë prej rreth 350.000 euro, por një ditë më vonë, me dt.23.Shtator,2016, rreth orës 16.00, është zënë në flagrancë nga ana e policisë me rastin e marrjes së shumës së kërkuar të parave“, thuhet në një njoftim për media.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme