Një muaj paraburgim për personin që u kap në kufi me narkotikë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Q.N, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.2 të KPK-së.

“Të pandehurit Q.N i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dhe atë duke filluar prej dt.18.05.2018 deri me dt.18.06.2018”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

I pandehuri Q.N dyshohet se me datë 18.05.2018, në rrugën magjistrale Prishtinë – Merdare, në afërsi të kufirit Kosovë – Serbi, pa autorizim ka transportuar substanca të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, substanca psikotropike apo substanca analoge me qëllim të shpërndarjes, shitjes, ose ofrimit për shitje.

Gjatë një kontrolli nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës – Sektori Qendror për hetimin e narkotikëve, e kanë ndalur autobusin dhe gjatë kontrollimit të autobusit është gjetur një valixhe e të pandehurit, Q.N, në të cilën kishte 16 paketime të substancës narkotike, të llojit marihuanë, ku secili paketim kishte peshë rreth 520 gram, të cilat substanca janë konfiskuar nga Njësia e Forenzikës, të Stacionit Policor Podujevë.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Q.N është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme