Një muaj paraburgim për vëllain e Enver Sekiraqës që e gjuajti 13 herë me armë të riun prishtinas

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.S dhe F.A për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë dhe bashkëkryerje, dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.

“Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se me dt.12.06.2018, rreth orës 17.15 minuta, përballë gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, të pandehurit N.S dhe F.A në bazë të marrëveshjes paraprake kishin tentuar që ta privojnë nga jeta tani të dëmtuarin Z.J dhe njëkohësisht kanë rrezikuar edhe jetën e N.U për shkak të një konflikti të mëhershëm”, thuhet në njoftimin për media nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Të pandehurit kishin shfrytëzuar momentin përderisa kishte qenë kolonë në rrugë dhe njëri nga ta ishte afruar tek pasagjeri i automjetit dhe pasi që dritarja e automjetit kishte qenë e hapur, kishte futur dorën brenda në veturë dhe me armë zjarri kishte shtënë 13 herë në drejtim të të dëmtuarit Z.J, me ç’rast të dëmtuarve iu kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe të pandehurit me shpejtësi ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.S dhe F.A është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme