Një muaj paraburgim për zyrtarin e AKPM-së

Gjykata Themelore në Prishtinë , ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.S, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar dhe veprën penale Mashtrim në detyrë.

Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.S në cilësinë e personit zyrtar, zotues në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Mjekësore ka shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare me qëllim që vetit t’i sjellë përfitime pasurore të kundërligjshme me autorizim duke vepruar në kundërshtim me autorizimet zyrtare dhe duke tejkaluar kompetencat e tij në atë mënyrë që ka bërë prezantime të rrejshme të raporteve me ç’ rast ka shkaktuar dëme në buxhetin e AKPM-së.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.S është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme