Një muaj paraburgim të dyshuarit për ndihmë në vrasjen e Egzon Mazrekut

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit F.L. nga fshati Krajishtë e Lipjanit që dyshohet se kishte ndihmuar në vrasjen e Egzon Mazrekut në Suharekë më 2016.

Ai u arrestua më 19 mars dhe masa e paraburgimit do t’i llogaritet prej datës së arrestimit e deri më 19 prill. Ai dyshohet se ka kryer veprën “vrasje e rëndë në ndihmë”.

Sipas gjykatës, “me datën 27.01.2016, rreth orës 19:00, në fshatin Sopi, KK-Suharekë, i pandehuri me iniciale F.L. ndihmon me dhënie të udhëzimeve dhe mënjanimin e pengesave në kryerjen e veprës penale nga XH.H. i cili me dashje privon nga jeta E.M. dhe e vënë në rrezik jetën e N.M. me qëllim fitimit të dobisë pasurore”.

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 22 vjeçarit Egzon Mazreku në Suharekë më 2016

Gjykata ka thënë se F.L., N.M. dhe Xh.H. ishin takuar në kafeterinë “Leno” në Fushë Kosovë dhe i pandehuri me inicialet F.L. kishte njoftuar se hallën e ka në fshatin Mushtisht dhe e njeh mirë rajonin dhe ka propozuar që aty të shkohet për vjedhje.

Gjykata në njoftim ka theksuar se i pandehuri, bashkë me Xh.H. dhe N.M. ishin nisur për Suharekë me një veturë të marrë me qira nga firma “Roberti” në Prishtinë. Rrugës janë ndalur në fshatin Sopi në shtëpinë e Naim Mazrekut. me qëllim që të kryejnë një vjedhje, me ç’rast i dyshuari N.M. ka pritur në veturë duke bërë roje ndërsa i pandehuri F.L. ka hyrë i pari në oborr dhe pas tij kishte hyrë edhe Xh.H. Pasi kanë hyrë në katin e dytë, janë munduar ta hapin derën me kaçavidë dhe F.L. kishte dalë në verandë ku ishte hetuar nga pronari i shtëpisë. Me këtë rast i pandehuri F.l. kishte kërcyer dhe kishte rënë mbi kulmin e garazhës dhe kishte ikur, ndërsa Xh.H. tani i dënuar, kishte nxjerrë pistoletën dhe nga afërsia kishte plagosur pronarin e shtëpisë N.M. dhe kishte qëlluar në gjoks E.M. duke i shkaktuar vdekjen. XH.H. pasi kishte kryer veprën kishte ikur me automjetin e drejtuar nga N.M. në drejtim të fshatit Magur të Lipjanit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme