Një muaj pas tragjedisë, zymtësi dhe pikëllim i thellë në Koçan

Gazetare: Ajnur Bafqari

Dhimbje, trishtim dhe një heshtje e rëndë, mbulon Koçanin. Sot u bënë një muaj nga tragjedia në diskotekën “Puls” ku si pasojë e zjarrit, humbën jetën 61 persona ndërsa u lënduan rreth 200 të tjerë. Banorët me sy të mbushur me dhimbje, vazhdojnë të vendosin lule mbi varret e më të dashurve të tyre, ndërsa thonë se koha nuk po shëron plagët. Ata kërkojnë drejtësi dhe masa që e njëjta të mos përsëritet më kurrë. Nuk mungon as ankthi për gjendjen shëndetësore të të mbijetuarve.

“Çfarë të ju them, sikur çdo ditë, është disi trishtim… Nuk është si ishte, është disi bosh, nuk është më freskët si ishte. Duhet shumë gjëra të ndryshojnë, të ketë rregull”, tha një qytetar.

“Dy fëmijët e mi ishin pjesë e tragjedisë. Njëri ishte në Shkup, ishin të lënduar, e tmerrshme, nuk e di çfarë të them, nuk po mund ta mbledh veten ende. Tashmë një janë lëshuar nga spitali, vështirë është, të gjithë fëmijët janë të lënduar, të djegur. Është shumë vështirë, do të ketë trauma, do të ketë pasoja, nuk duhet të dalin në diell 5 muaj, ndoshta edhe më shumë, e tmerrshme është”, u shpreh një qytetare.

“E trishtueshme, tragjike, kjo është, nuk harrohet”, shtoi një qytetare.

Ndërkohë ushtruesi i sapozgjedhur i detyrës së kryetarit të komunës së Koçanit, Venko Kërstevski, tha se një nga gjërat e para që komuna duhet të bëjë, është t’u drejtohet komunave të tjera për ndihmë me inspektorë ndërtimi, ndërsa i bëri thirrje edhe Qeverisë për ndihmë dhe mbështetje për Koçanin.

“Kryeministri premtoi që Koçani do të marrë mbështetje serioze financiare dhe kjo duhet të realizohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Kryetarët e komunave të tjera mund të na ndihmojnë në logjistikë në pjesën e inspektorateve, duke pasur parasysh që inspektorët tanë të ndërtimit janë nën hetim dhe nuk jam i sigurt nëse do të jenë në gjendje ta kryejnë punën e tyre. Përgjegjësia duhet të merret nga të gjithë. Megjithatë, vërehet se shumë pak nga personat aktualë në funksione janë të përfshirë në hetim”, deklaroi Venko Kërstevski, u.d. kryetar i Koçanit.

Deri dy ditë më parë, Komuna e Koçanit mbeti pa kryetar pasi që Lupço Papazov, fillimisht dha dorëheqje ndërsa më pas përfundoi në paraburgim si i dyshuar për zjarrin tragjik në diskotekë. Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se pas kësaj tragjedie fshihen vite të tëra lëshimesh dhe gabimesh sistemike. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme