Një muaj trajtim psikiatrik, serbit që demoloi xhaminë

Gjykata Themelore në Novobërdë ka marrë vendim që t’i caktoj një muaj trajtim të detyrueshëm psikiatrik, B.F i cili demoli xhaminë e Novobdërdës në Ditën e Pashkëve.

Me këto veprime thuhet se i pandehuri ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Gjeni të plotë komunikatën e kësaj Gjykate:

Të pandehurit B. F. i caktohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në IPFK Gjilan, 18 prill 2013 – Dega e Gjykatës Themelore në Novobërdë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, mbi caktimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin kujdesit shëndetësor. I pandehuri duhet të qëndroj në kohëzgjatje prej një (1) muaji në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK). Me datë 15.04.2017 në fshatin Llabjan Komuna e Novobërdës, i pandehuri B. F., ka dëmtuar shkollën dhe xhaminë e fshatit. Me këto veprime i pandehuri B. F. dyshohet se ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 333 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”. Gjatë mbajtjes së seancës ka prezantuar edhe eksperti mjeko – ligjor, i cili ka rekomanduar gjykatën që të dërgoj të pandehurin në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./Indeksonline

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme