Një australian në karrocë me rrota, synon të renditet i pari paraplegjik në botë që ngjitet në Everest pa ndihmën e askujt, në një udhëtim të vështirë që ai beson ta kryejë kryesisht me ndihmën e duarve.
Scott Doolan, 28 vjeç, u nis sot drejt eksplorimit të shpatit jugor, ana e Nepalit rreth 5 364 metra lartësi që mund të përshkohet kryesisht me këmbë apo me helikopter, transmeton ATSH raportimin e AFP-së. Djali kërkon të provojë se ngjitja e kësaj maje mund të arrihet edhe me karrocë me rrota.
Për t’ia dalë mbanë ai do të përdorë një kolltuk lëvizës i projektuar posaçërisht me rrota për të lëvizur në terrene të paasfaltuara, i cili do të përdorë shtigje ku është i mundur kalimi.
Ai mendon ta kryejë këtë aventurë me ndihmën e duarve, së bashku me një shok, i cili do ta ndihmojë me mbajtjen e këmbëve për t’u zhvendosur.
”Unë do të zbres nga karroca dhe shoku im Matt do të më ndihmojë duke më mbajtur nga këmbët, më pas do të lëviz me anë të duarve”, shtoi ai.
Prej tetë muajsh, Doolan është stërvitur për këtë udhëtim.
Ai ka kaluar gjithashtu kohën e nevojshme për t’u praktikuar në shtigjet e Maleve Blu, në Australi me ndihmën e një maskë që kufizon furnizimin me oksigjen për t’u përshtatur me kushtet e një lartësie të madhe që e presin në Himalaja.