Një person 33 vjeçar ka mbetur i plagosur në fshatin Strimnicë të Zhelinës

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Një person 33 vjeçar ka mbetur i plagosur në fshatin Strimnicë të Zhelinës. Gjithçka ka filluar kur banori me inicialet F.B. në mënyrë verbale e ka sulmuar kreun e Zhelinës Blerim Sjediun duke e akuzuar atë se nuk i ka gjetur vend të punës.

Për të qetësuar situatën, sipas dëshmive në mes ka hyrë një tjetër person me inicialet O.I Por edhe ndaj tij personi i parë është sjellë në mënyrë arrogante duke e sulmuar fizikisht dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Dy bashkëfshatarët pas 20 minutash takohen para kafenesë së fshatit, ku edhe fillon përleshja fizike. Dëshmitarët që nuk deshën të flasin para kamerës tregojnë se personi që tentoi të qetësonte situatën, në njërën nga kafenetë e fshatit merr një thikë dhe e plagos sulmuesin F.B. i cili është dërguar në Klinikën e Shkupit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga SPB e Tetovës thonë se personi O.I nga Strimnica e ka paraqitur vet rastin në polici ku edhe ka treguar se me një mjet të mprehtë ka lënduar personin F.B. I njëjti është ndaluar në stacionin policor në Tetovë dhe ndaj tij pritet të shqiptohet masa të mëtutjeshme.

SPB konfirmoi se F.B. ka sulmuar verbalisht kreun e Zhelinës Blerim Sejdiun. Ky i fundit tha për Alsat se çdo të premte viziton xhamitë e fshatrave përreth, por shtoi se nuk e njihte sulmuesin dhe se nuk ka pasur asnjëherë probleme.

“Isha në xhami dhe mu ofrua afër më tha kam një pyetje jashtë kur të dalish. Dhe dolëm jashtë filloi në mënyrë kërcënuese kur do më punësoni. E pash nga fizionomia se është me probleme psikike. Pastaj hyni në mes një person tjetër të na ndaj, pastaj e kuptova se quhej Orhan, e ndau nga unë që mos të më sulmoj fizikisht. Pastaj u krijua një tollovi ndërhynë persona të tjerë dhe pasi u largova kuptova se ai person paska pësuar një sulm dhe është plagosur rëndë dhe më vjen shumë keq përse ka ndodh kjo. Qytetarët më njoftuan se bisedohet për një person me probleme të rënda psikike dhe më njoftuan se ka qenë edhe në Bardovcë dhe ka qenë edhe i njohur si emër për policinë. Unë nuk e kam ditur se unë jam viktima sepse ai pastaj filloi gjithë ti sulmojë. Kur ka ndodhur plagosja nuk kam qenë prezent aty ajo ka ndodhur më vonë pasi më ka kërcënuar mua”, tha Blerim Sejdiu. Kryetar i komunës së Zhelinës.

Nga prokuroria thonë se po kryhen hetimet në vendin e ngjarjes dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Bashkim Sulejmani

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme