Një person gjendet pa shenja jete në një punëtori në Gjakovë

Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Sheremet Elezaj, ka thënë për KOHËN se rasti ka ndodhur gjatë mesditës në një punëtori në rrugën “Mihajl Grameno”.

“Vdekja e tij është konstatuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Me vendim të prokurori të shtetit (i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes) është iniciuar rast ‘hetim i vdekjes’”, ka thënë ai.

Elezaj ka shtuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme