Një person kalon ilegalisht rrethojat në kampin “Bondsteel”, arrestohet nga policia

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se një person ka kaluar ilegalisht rrethojat në kampin ushtarak amerikan në Sojevë të Ferizajt, “Bondsteel”.
Njësiti i sigurimit të KFOR-it ka raportuar se një i dyshuar i cili besohet se është me të meta psikike ka kaluar ilegalisht rrethojën dhe në mënyrë ilegale është futur brenda në kamp.

Pas rastit, njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin e gjinisë mashkullore,  i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Sipas Policisë së Kosovës, kjo nuk është hera e parë që ky person tenton të kalojë ilegalisht këto rrethoja./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme