Policia përmes raportit të sotëm policor ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur një sulm ndaj një mjeku në QKMF në Istog.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti për arsye të panjohura në parkingun e QKMF kishte sulmuar fizikisht mjekun viktimën mashkull”, thuhet në raportin e sotëm policor.
Me këtë rast mjeku thuhet se ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.