Një person në Prishtinë u gjet i vdekur, dyshohet për vetëvrasje

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person në një objekt në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë është gjetur pa shenja jete.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thene se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ka konfirmuar se një mashkull është pa shenja jete.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetim.

Mediat bëjnë të ditur se personi që dyshohet se është vetëvrarë është Ilaz Beqiri, i cili është edhe pronari i agjencionit “Veneta Travel”.

Policia nuk e ka cilësuar vdekjen si vetëvrasje, ndërkohë që ka deklaruar se ka nisur hetimet për ta zbardhur rastin.

“Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete.” – ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës në Prishtinë.

Policia informatën për këtë rast e ka pranuar rreth orës 9.30 të mëngjesit të sotëm.

“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen.” – thotë tutje ajo.

 

Image

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme