Një person vdes e dy të tjerë lëndohen në një aksident në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës

Sot rreth orës 15:30, në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur, ndërkaq dy persona të tjerë janë lënduar.

Siç bën me dije Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës, në Policinë e Kosovës, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat ishin në lëvizje, saktësisht një autobus dhe një veture e tipit Golf.

“Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti, përcjell Koha.net.

“Viktima e këtij rasti është mashkull, shtetas kosovar, pasagjer i veturës golf, vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në qendër të mjekësisë familjare. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i autobusit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka treguar më tej ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme