Disa persona kishin vjedhur një armë zjarri, 21 fishekë dhe gjësende të tjera në një veturë të parkuar në rrugën “Ilir Konushevci”, në Ferizaj.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se nën autorizim të prokurorit të shtetit hetuesit policor kanë nisur hetimet dhe pas një pune intensive në terren, shikimit të kamerave të sigurisë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin 20 vjeçar më inicialet E.P.
“Më datën 24.12.2024 rreth orës 01:45 është raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë nga vetura në rrugën “Ilir Konushevci” në Ferizaj.
Policët e rendit e më pas edhe hetuesit e stacionit të Ferizajt kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se një qytetar kishte parkuar veturën e tij Mercedes dhe personi/persona të panjohur kishin vjedhur nga vetura një armë zjarri (pistoletë), 21 fishekë dhe gjësende tjera.
Nën autorizim të prokurorit të shtetit hetuesit policor kanë nisur hetimet dhe pas një pune intensive në terren, shikimit të kamerave të sigurisë kanë arritur të identifikojnë, e më pas me datën 26.12.2024 rreth orës 19:00 e kanë arrestuar të dyshuarin E. P. ( M/K) i moshës 20 vjeçar, të cilin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë ne Ferizaj, ndërsa në banesën e tij janë gjetur fishekët dhe disa gjëra që i përkasin viktimës”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari E.P është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i cili dyshohet edhe për disa vepra tjera dhe me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.