‘Një pjesë e kulturës shqiptare mori fund’/ ‘Le Figaro’: Zemërim popullor pas shembjes së Teatrit Kombëtar

Vijon jehona e mediave ndërkombëtare lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Pas “Le Monde” është prestigjozja tjetër “Le Figaro”, e cila flet për një zemërim popullor pas aktit të qeverisë.

Sipas gazetës, të dielën, kryeministri Edi Rama vendosi t’i jepte fund këtij vendi kulture të ndërtuar në vitin 1939, të cilin ai nuk e konsideron si pjesë integrale të trashëgimisë së vendit.

“Çdo teatër që vdes është si një bibliotekë që digjet, mund të thotë dikush. Të Dielën, në Tiranë, Shqipëri, është një pjesë e kulturës shqiptare që mori fund. Pavarësisht protestave të shumta dhe një opozitë të fortë, kryeministri shqiptar Edi Rama, vendosi ta shembë Teatrin Kombëtar të Tiranës”, shkruan “Le Figaro”.

Nga Figaro

Çdo teatër që vdes është si një bibliotekë që digjet, mund të thotë dikush. Të Dielën, në Tiranë, Shqipëri, është një pjesë e kulturës shqiptare që mori fund. Pavarësisht protestave të shumta dhe një opozitë të fortë, kryeministri shqiptar Edi Rama, vendosi ta shembë Teatrin Kombëtar të Tiranës.

Forca te shumta policore u shfaqen para agimit, dhe mbprapsi anetaret e Aleances per Mbrojtjen e Teatrit, me ndihmen e pepper spray. Atehere eskavatoret nisen te shembnin fasen e saj qe mbante fjalet “Teatri Kombetar”.

Fati i ndërtesës së ndërtuar në vitin 1939 dhe të transformuar në teatër kombëtar në vitin 1945, ka ndarë shoqërinë duke provokuar zemërim duke qenë se Rama zgjodhi të vepronte gjatë ndaliqarkullimit të koronavirusit.

Përplasje dhe arrestime

“Nuk bëhet më fjalë vetëm për shembjen e teatrit por për rënien e demokracisë dhe lirisë. Ne jemi në diktaturë”, deklaroi një anëtar i paidentifikuar i aleancës në një video në Facebook. Rama, qeveria e të cilit thotë që teatri kishte degraduar dhe kishte nevojë për modernizim, i ka qëndruar idesë së tij që ai po shtyn drejt progresit, pasi ka ndërtuar një stadium të ri futbolli dhe një treg. “Këta janë të njëjtit njerëz që ngrihen kundër gjithë projekteve në Tiranë. Ata nuk e duan zhvillimin, por ata nuk munden ta ndalin Tiranën”, deklaroi kryeministri në një postim në Facebook.

Protestuesit shtynin policinë që të bllokonte hyrjen në vendngjarje dhe lëshonin slogane si: Poshtë Diktatura! Kjo çoi në 37 arrestime. Një polic u çua në spital pasi ishte goditur nga protestuesit, ndërkohë që një dëshmitar pa sesi një protestues u plagos në kokë.

Mes personave të arrestuar bën pjesë Alfred Lela, analist mediash. Pasi u lirua ai deklaroi që policia kishte përdorur forcë të pajustifikuar dhe fyerje. Sipas një dëshmitari të agjencisë Reuters, policët goditën me këmbë protestuesit që hidhnin shishe uji. Nga ana e vet, policia deklaroi që akuzat për dhunë ishin të rreme.

Edi Rama vetëm përballë të gjithëve në këtë “shembje ilegale”

Kundërshtarët kryesorë të ndërtimit të një teatri të ri, pohuan që punimet i ishin dhënë direkt njërit prej partnerëve të privilegjuar të qeverisë, pa qenë pjesë e një thirrjeje për tender. Ndërtimi i disa kullave është i përfshirë në marrëveshje.
Qeveria socialiste e tërhoqi këtë plan në muajin shkurt. Protestuesit thanë që me ligj duhen gjashtë muaj për të miratuar një ligj të ri, dhe se qeveria nuk i ka siguruar lejet për të vijuar me shembjen.

Javën e shkuar, Mariya Gabriel, Komisioniere e BE-së për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe Rininë, kërkoi që të zhvilloheshin diskutime shtesë para se të merrej një vendim për teatrin.

Lulzim Basha, lideri i Partisë Demokratike në opozitë, tha që shembja “ishte ilegale” dhe se ajo gjithashtu “shembi bazat e shoqërisë”. Presidenti Ilir Meta, i cili luan kryesisht rol ceremonial në qeverisje, u ankua në Gjykatë Kushtetuese për këtë shembje, të cilën ai e përshkroi si “krim ligjor, moral dhe kushtetues”. Gjykata ende nuk ka marrë vendim.

https://www.lefigaro.fr/theatre/gronde-populaire-apres-la-destruction-du-theatre-national-albanais-20200526?fbclid=IwAR36OanuSdB28n1kaLHvxDhpe4tso_Q5DE6LYqO-aL6PyszC4tOHL5GvP3o

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme