Një pjesë e Vetëvendosjes në Ferizaj kalon në PDK

Janë bërë disa muaj që në Partinë Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj, kishin aderuar një grup i ish- drejtuesve të Nisma për Kosovën. Ndërsa tash sipas një lajmërimi që ka bërë Elmi Reçica në këtë parti ka kaluar edhe një pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.


“Organet e degës, përkatësisht Këshilli i Degës dhe Kryesia e Degës së PDK-së në Ferizaj, kanë marr një vendim që të pranojnë në strukturat e saj, një pjesë të madhe të anëtarëve të strukturave të larta të LVV-së në Ferizaj, të prirë nga ish kandidati për kryetar të LVV-së në Ferizaj z. Xhabir Morina dhe kandidaten e VV-së për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, znj Lumnie Morina me bashkëpunëtorë të tyre”, ka shkruar Reçica në profilin e tij në rrjetin social Facebook, shkruan gazetametro.net.

Reçica u ka uruar të aderuarve mirëseardhje duke paralajmëruar edhe aderime të tjera.

“Një moment i ri në rrugëtimin e përbashkët drejt fitoreve dhe realizimit të platformës dhe filozofisë politike të Partisë Demokratike të Kosovës, me këtë rast ju dëshiroj mirëseardhje të sapo aderuarve në PDK, në ditët në vijim priten aderime të tjera dhe aktivitete partiake në PDK-Ferizaj”, ka shkruar tutje Reçica

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme