Një prishtinas mbytet në det

Një pushues nga Kosova ka mbetur i vdekur në plazhin e Velipojës, bën me dije Policia e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.30, dhe viktima B.A 76 vjeç është banor nga Prishtina.

Sipas policisë, i moshuari u nxor nga uji dhe atij iu dha ndihma mjekësore në Qendrën Shëndetësore Velipojë, por në ora 12.05 ka ndërruar jetë.

Në të njëjtin njoftim zyrtar thuhet se po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme