Një rrëfim në New York Times në prag të pavarësisë së Kosovës

Fotografi anglez Andrew Testa ka publikuar një artikull në New York Times një ditë para dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku përmes fotografive dhe narrativës ka paraqitur realitetin kosovar përgjatë dhe pas luftës në Kosovës.

“Së pari herë arrita në Kosovë afro 20 vjet më parë. Më 1999 NATO intervenoi në anën e rebelëve shqiptarë etnikë kundër forcave të Serbisë së Sllobodan Millosheviqit. Erdha që ta raportoj luftën”, shkruan Testa në hyrje të artikullit të tij.

Më pas ai rrëfen se si dhjetë vjet më parë Kosova e kishte deklaruar pavarësinë, e cila jo vetëm që nuk ka arritur t’iu japë fund problemeve të Kosovës, por ka sjellë një set të ri të tyre.

Testa kishte jetuar nga viti 1998 deri më 2005 në Prishtinë, ndërkaq që nga atëherë, ai zakonisht viziton Kosovën së paku një herë në vit ose edhe më shpesh.

“Pasi kam raportuar për konfliktin, nuk mundem ndryshe pos që edhe tash t’i shoh njerëzit dhe peisazhet përmes prizmit të kohës së luftës”, thotë ai duke iu referuar Kosovës dhe banorëve të saj.

“Shumë ka ndryshuar për këtë tokë dhe njerëzit e saj. Kur u ktheva këtë dimër, isha i goditur nga ajo se si optimizmi i pa reshtur i kosovarëve kishte çuar në ç’iluzionim.

“Po ju bëj be në Zot, po të mos ishte për të gjithë ata që kanë dhënë jetën e tyre për këtë, do të thosha që të ktheheshim ashtu siç kemi qenë”, i kishte thënë një kosovar Testës.

“Kishim një jetë më të mirë atëherë; kishim më shumë mundësi”, kishte vazhduar qytetari.

Testa shkruan se ajo që ky qytetar e kishte deklaruar ishte një herezi e vërtetë në Kosovë, andaj ky qytetar nuk kishte dashur t’i përmendej emri nga frika se mos dukej jo patriot.

“Frika është ende fakt jetësor për shumë”, vijon Testa.

Ai po ashtu përmendi vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq muajin e kaluar, duke risjellë kujtimin që e kishte pasur nga një takim më 2003, ku diplomati amerikan Richard C. Holbrooke i kishte thënë Ivanoviqit që ky i fundit do të zgjohet një ditë dhe do të shikojë në pasqyrë, dhe ta kuptojë se vala e historisë e ka shpërfillur”.

Megjithatë, fotografi britanik më pas rrëfen se si Ivanoviq e kishte transformuar më vonë veten në një politikan më pragmatik.

Pavarësisht zhgënjimit të madh me situatën ekonomike dhe politike, ai thotë se në Kosovë ka ende optimizëm, dhe se ky vend po buçet në aspektin kulturor dhe artistik.

Ai përmendi Rita Orën, Dua Lipën dhe Era Istrefin si yje ndërkombëtare, dhe sukseset e artistëve si Petrit Halilaj i cili shihet në njërën nga fotot e Testës së kohës së luftës, si fëmijë i veshur në një xhaketë të gjelbër, midis një rreshti refugjatësh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme