Një rrjet portalesh në Maqedoni po përhapin propagandë ruse, Agjencia e Sigurisë Kombëtare ka hapur një hetim

Agjencia e Sigurisë Kombëtare ka hapur një hetim ndaj një shtetasi maqedonas të lidhur me faktorë të huaj që përhapin propagandën ruse përmes një rrjeti portalesh në hapësirën mediatike maqedonase. Veprimet synojnë të ndërpresin aktivitetet propagandistike që ndikojnë në sigurinë kombëtare dhe proceset e integrimit evropian.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare po heton një shtetas maqedonas të lidhur me faktorë të huaj, të cilët janë krijues të portaleve që përhapin propagandën ruse , si dhe janë të lidhur me një rrjet portalesh të integruara në hapësirën mediatike maqedonase.

“Në kuadër të aktiviteteve të koordinuara bashkërisht të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare , Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë Publike, më 18 shtator 2026, u ndërmorën veprime hetimore kundër një shtetasi maqedonas të lidhur me faktorë të huaj, të cilët janë krijues të një aparati propagande me një rrjet portalesh të integruara në hapësirën mediatike maqedonase. Për shkak të dyshimit të bazuar se ai është kryerës i veprës penale “Nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare” sipas nenit 319 të Kodit Penal, “Zbulimi i sekretit zyrtar” sipas nenit 360 të Kodit Penal dhe “Përhapja e materialit racist dhe ksenofobik përmes një sistemi kompjuterik” sipas nenit 394-d të Kodit Penal, u krye një kontroll në shtëpinë e tij, gjatë të cilit u gjetën dhe u sekuestruan sende, të cilat aktualisht janë objekt i ekspertizës shtesë”, njoftoi Agjencia e Sigurisë Kombëtare.

The post Një rrjet portalesh në Maqedoni po përhapin propagandë ruse, Agjencia e Sigurisë Kombëtare ka hapur një hetim appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme