Lëvizja Bashkë po proteston jashtë ambienteve të Parlamentit, teksa në Kuvend ka nisur seanca plenare.
“E dini sa është pensioni minimal në Shqipëri, 8 mijë lekë. Duan ta bëjnë rrogën 670 mijë lekë, pothuajse 100-fishi i pensionit minimal, kërkojmë minimumin jetik për të ulur këto diferenca me shtresave shoqërore. Nuk mundet që një pensionist që ka punuar një jetë të tërë në republikën e Shqipërisë pa çekiç, të paguhet 100 herë më pak se anëtari GJK”-thanë protestuesit.