Një shitore është djegur ndërsa dy të tjera janë dëmtuar nga zjarri që shpërtheu sot në Qendrën e re tregtare në sheshin e Tetovës

Një shitore është djegur ndërsa dy të tjera janë dëmtuar nga zjarri që shpërtheu sot në Qendrën e re tregtare në sheshin e Tetovës.

Zjarri ka filluar rreth orës 15 e 20 minuta, me çka fillimisht dëgjoheshin pëlcitje të fishekzjarrëve, ndërsa më vonë nga përhapja e flakëve të zjarrit, u shkatërrua tërësisht lokali në fjalë. Të lënduar në këtë ngjarje nuk ka pasur falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve, të cilët neutralizuan zjarrin. Në vendngjarje ka dalë edhe Sektori i punëve të brendshme të Tetovës dhe po hetohen kamerat e sigurisë për të parë nëse bisedohet për zjarrvënie të qëllimshme, apo shkatërrim i fishekzjarrëve.

Ndryshe, kati i parë dhe i dytë i Qendrës së re tregtare që ndodhet në sheshin e Tetovës, rreth 80 për qind e lokaleve janë jashtë funksionit dhe më tepër i ngjajnë deponisë, ndërsa shpesh ndodh që të njëjtat edhe të përdoren si strehimore për narkomanët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme