Një i dyshuar shtetas arab, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në qendrën për Azil në Magure, pasi që ka sulmuar fizikisht disa persona arab dhe pjesëtarin e sigurimit dhe policinë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se në Qendrën për Azil në Magure është rrestuar i dyshuari mashkull arab, pasi që i njëjti i kishte sulmuar fizikisht një femër dhe tre meshkuj arab dhe një mashkull kosovar, po ashtu i dyshuari ka sulmuar edhe pjesëtarin e sigurimit dhe policinë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Qendra për Azil në Magure 09.04.2020 – 10.04.2020 Është arrestuar i dyshuari mashkull arab, pasi që i njëjti i kishte sulmuar fizikisht një femër dhe tre meshkuj arab dhe një mashkull kosovar, po ashtu i dyshuari ka sulmuar edhe pjesëtarin e sigurimit dhe policinë. I njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pastaj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.