Nga Jeanne Plaumann, BILD
NATO po ripozicionohet dhe po i përmend rreziqet e qarta.
Në dokumentin e ri strategjik, aleanca e mbrojtjes tregoi një avantazh të qartë të mërkurën. Dhe e tregoi me emër rrezikun më të madh: Rusia.
“NATO është e vendosur të garantojë lirinë dhe sigurinë e aleatëve. Qëllimi më i rëndësishëm është të sigurohet mbrojtja kolektive kundër të gjitha kërcënimeve nga të gjitha drejtimet”.
Dhe NATO e bën të qartë: “Aktualisht nuk ka paqe në zonën euroatlantike”. Fajtori? Vendi i tiranit të Kremlinit, Vladimir Putin.
Sulmi ndaj sovranitetit të aleatëve është i mundur
“Federata Ruse ka shkelur normat dhe parimet që kanë kontribuar për një rend të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm të sigurisë evropiane. Ne nuk mund të përjashtojmë më një sulm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të aleatëve”.
Aleatët, pra të gjitha vendet e aleancës. Së shpejti do të bashkohen edhe Suedia dhe Finlanda, që u ftuan për anëtarësim në samitin e Madridit.
Dokumenti i NATO-s thekson gjithashtu: “Lidhja transatlantike mes kombeve tona është thelbësore për sigurinë tonë. Ne jemi të lidhur nga vlerat e përbashkëta: liria individuale, të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës”.
Prtnerët e aleancës i shohin këto vlera të NATO-s si veçanërisht të rrezikuara nga ‘aktorët autoritarë’. Ky rrezik po teston qëndrueshmërinë e vendeve të NATO-s dhe po ‘përpiqet që të shfrytëzojë hapjen, rrjetëzimin dhe dixhitalizimin e kombeve tona’.
Rusia është kërcënimi më i madh dhe më imediat për partnerët e aleancë, sigurinë, paqen dhe stabilitetin e tyre, thuhet në dokument.
Vendi i despotit të Kremlinit, Putin, po përpiqet që të ushtrojë ndikim dhe ‘të arrijë kontroll të drejtpërdrejtë përmes shtrëngimit, subversioneve, agresionit dhe aneksimit’.
“Armatosja e mëtejshme e Moskës si dhe pozicionimi rreth Detit Baltik, Detit të Zi dhe rajonit të Mesdheut, si dhe integrimi ushtarak me Bjellorusinë, janë një sfidë për sigurinë dhe interesat tona,” vazhdon NATO.
Në dokumentin e saj, aleanca ushtarake thekson se nuk është në kërkim të konfrontimit dhe për këtë arsye nuk përbën kërcënim për Rusinë.
Por: NATO do të ‘vazhdojë t’u përgjigjet kërcënimeve dhe veprimeve armiqësore ruse në një mënyrë të bashkuar dhe të përgjegjshme’.