Një tërmet është ndjerë sonte në Maqedoni. Informacioni është publikuar edhe në faqen zyrtare të EMCC. Tërmeti është ndjerë edhe nga disa nga banorët e Shkupit. Sipas të dhënave, tërmeti është regjistruar në kufirin ndërmjet Maqedonisë, Serbisë dhe Kosovës dhe është regjistruar në orën 19:35.