Një tërmet i fuqishëm godet provincën jugore turke të Adanas

Një tërmet me magnitudë 5.5 goditi provincën jugore turke të Adanas në orën 8:44 të mëngjesit, konfirmoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Tërmeti është ndjerë edhe në qytetet përreth. Kryetari i bashkisë së Adanas, Zeydan Karalar, tha se nuk kanë marrë asnjë informacion negativ dhe se në Kozan janë dëmtuar disa hambarë.

Po ashtu, gazetari i DHA, Can Celik tha se nuk kanë informacione për ndërtesa të shkatërruara apo persona të lënduar pas tërmetit.

AFAD njoftoi se tërmeti me magnitudë 5.5 ka ndodhur në orën 08:44 në lagjen Kozan të Adanasë.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 11.27 kilometrash dhe është ndjerë në krahinat përreth, veçanërisht në Kahramanmaras dhe Osmaniye.

Ai tha se ekipet e reagimit emergjent janë dërguar në vendet e prekura dhe po punojnë për të përcaktuar pasojat.

Në shkurt, kjo zonë u prek nga tërmetet që shkatërruan jugun e Turqisë dhe veriun e Sirisë, duke lënë dhjetëra të vdekur dhe një rajon të shkatërruar plotësisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme