Një tjetër gjigand i teatrit mbush 60 vjeç, ministrja Kumbaro shtron darkë

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ka organizuar një darkë ku ka bërë bashkë emra të njohur të kinematografisë shqiptare mes tyre edhe aktorin e njohur Ndriccim Xhepa me rastin e 60-të vjetorit të lindjes së tij.

Tre ditë më parë më 21 janar aktori i dashur i teatrit dhe kinematografisë festoi përvjetorin e lindjes.

Ishin të shumtë kolegët që e uruan përmes postimeve në rjjetin social “Facebook”, por ministrja Kumbaro duket se ka zgjedhur këtë moment të rëndësishëm në jetën e aktorit për të bërë një tryezë miqsh mbi teatrin ku shihet i pranishëm dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Në festë nuk ka munguar edhe familja e aktorit, bashkëshortja dhe djali ku dhe në një foto Kumbaro shihet duke përqafuar të birin e aktorit. “Takim miqsh dhe kenaqesi diskutimi me artistet per teatrin e jo vetem, se Ndriçim Xhepa rrumbullakos rinueshem vitet”,- shkruan Kumbaro në rrjetin social “Twetter”.

Ndricim Xhepa është një nga emrat më të njohur të teatrit shqiptar. I biri i një aktoreje të madhe të skenës si Margarita Xhepa ai arriti të spikaste me individualitetin e tij, duke u kthyer në një personazh të dashur për publikun.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme