Një tjetër shqiptar vritet në Kolumbi

Një shqiptar është ekzekutuar në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili thotë se viktimë në atentat ka mbetur Adriatik Lagji nga Borshi i Sarandës.

“Serish nje lajm i keq nga pertej oqeanit Atlantik. Ne Ameriken e Jugut nje tjeter shqiptar ka humbur jeten ne nje atentat. Pas vrasjeve te vitit te kaluar dhe kater atentateve ku viktima ishin shqiptaret ne Guayaquil te Ekuatorit, kete radhe ngjarjet jane zhvendosur ne Kolumbi, vendi nga ku u nis kontenieri me 613 kg kokaine i kapur ne Maminas nje muaj e gjysem me pare. Kete radhe viktima eshte shqiptari nga Borshi i Sarandes, Adriatik Lagji, i ekzekutuar ne kryeqytetin e Kolumbise, Bogota. Policia shqiptare po kerkon informacion nga koleget kolumbiane nese kjo ngjarje ka lidhje me narkotrafikun dhe perfshirjen e shqiptareve ne trafikun e kokaines. Lagji kishte kohe qe jetonte ne kryeqytetin kolumbian Bogota. Dyshimet e policise jane se kjo vrasje ka te beje me luften per territor te grupeve kriminale shqiptare te perfshira ne trafikun e kokaines nga Amerika e Jugut drejt Europes”, shkruan ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme