Një person ka ndërruar jetë në spitalin e burgut të Dubravës derisa ishte duke vuajtur dënimin, vdekje të cilën e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin.