Bayerni ka ofertën tunduese për Interin.
Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu është njëri nga lojtarët më të kërkuar në treg, falë paraqitjeve mbreslënëse me zikaltërit.
Calhanoglu ka kontratë me Interin deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 50 milionë euro.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Bayerni i Mynihut synon transferimin e Calhanoglut verën e ardhshme.
Kompany e ka piketuar mesfushorin turk si përforcimin ideal për vijën e mesfushës.
Bavarezët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro dhe kartonin e Leon Goretzkas në këmbim të Calhanoglut.