E mërkurë, 02 Nentor 2016 – Sakte.net
Njëmbëdhjetë pjesëmarrës të cilët në qershor u përzgjodhën nga juria në Panairin e 3-të internacional të artit bashkëkohor Paratisima Shkup, prej sot deri më 6 nëntor do të marrin pjesë në panairin e 12-të Paratisima në Torino. Paratisima Shkup sivjet do t’i ndajë 16 çmime prej të cilave 13 pjesëmarrësve edhe sivjet u mundësoi t’i ekspozojnë veprat e tyre në panairin për arte në Itali.
“Asja Muça, Viktoria Poposka, Hanis Bagashov, Monika Lozanoska, Aleksandar Milev, Anja Ilieva, Hristina Sekulloska, Irena Milojeska, Adriana Andreeva, Luka Grosi, Erika Vitale, Soxhin Hong dhe Tom Hjus, veprat e së cilëve së bashku me pjesën tjetër të strukturës së artit figurativ u kuruan nga Jovanka Popova, janë autorët të cilët u përzgjodhën nga juria treanëtarëshe të Paratisima Shkup, të përbërë prej Safet Ahmetit – hulumtues në sferën e historisë dhe artit dhe kulturës vizuale, Ivan Bllazhev – fotograf dhe regjisor dhe Martin Guleksi – arkitekt, fitues i çmimit për vepër jetësore “Andrea Damjanov” – 2015″, informon Paratisima Shkup.
Edicioni i tretë i Paratisima Shkup 2016 pati 107 autorë të pavarur me origjinë prej 21 vendeve dhe ishte mikëpritës dhe organizator i tetë projekteve speciale dhe 13 punëtorive.
Vitin e kaluar në Paratisima në Torino pati 427 pjesëmarrës të pavarur të cilët u vizituan prej 47.568 vizitorësh, ndërsa 11 prej tyre ishin autorët e shpërblyer dhe të përzgjedhur në edicionin e dytë të Paratisima Shkup. Bashkë me këtë vit, Paratisima Shkup ka shpërblyer dhe ka prezentuar gjithsej 33 autorë nga Maqedonia në Paratisima në Torino.