Njerëzit e pasuksesshëm nuk shikojnë mbrapa në arritjet e tyre, nuk caktojnë synime dhe nuk falënderojnë

Viti i ri është tashmë në prag, ndërsa ekspertët thonë se nëse dëshironi që viti i ardhshëm t’ju fillojë mirë, ju duhet të keni strategji dhe të mendoni pozitivisht.

Kjo është arsyeja se pse Business Insider bisedoi me trajnerin amerikan të karrierës Ryan Kahn me të cilin e krijoi një listë të gjërave që do t’ju ndihmojnë ta shihni dallimin mes njerëzve të suksesshëm dhe të pasuksesshëm, transmeton Koha.net.

Kahn thekson se njerëzit e pasuksesshëm nuk shikojnë mbrapa në arritjet e tyre.

“Shumë kompani në këtë kohë të vitit i përmbledhin rezultatet që nga fillimi i vitit dhe këtë do të duhej ta bëni edhe ju. Ndani pak kohë dhe bëni një rishikim kritik të vitit që po mbaron”, tha ai.

Ai shton se është shumë e rëndësishme që t’i caktoni vetes qëllime afatgjata dhe të bëni hapa afatshkurtër që çojnë në përmbushjen e tyre.

“Vështirë se do ta realizoni ndonjë sukses nëse para kësaj nuk e keni ndonjë plan,” thotë ai.

Kahn beson se njerëzit e pasuksesshëm lejojnë që puna e tyre t’ua shkatërrojë festat dhe thekson se duhet të përpiqeni t’i festoni festat e vitit të ri duke menduar se e keni merituar atë pushim.

“Përveç kësaj, nëse mund ta shmangni kontrollimin e emailave ose mesazheve telefonike, bëjeni këtë. E keni merituar pushimin,” shton tutje ai.

Ai thekson se është shumë e rëndësishme t’i mbani kontaktet, pavarësisht nëse bëhet fjalë për familjen, miqtë apo kolegët nga puna.

“Njerëzit e pasuksesshëm dështojnë t’i ushqejnë marrëdhëniet me njerëzit e tjerë. Mbani në mend se festat e vitit të ri janë një mundësi ideale për t’i kujtuar njerëzit me të cilët nuk keni qenë në kontakt për një kohë”, tha ai, përcjell Koha.net.

Kahn beson se kur bëhet fjalë për suksesin dhe lumturinë, mirënjohja është një faktor kyç sepse njerëzit e suksesshëm kurrë nuk i harrojnë ata që i kanë ndihmuar t’i arrijnë qëllimet e tyre.

“Bëjuani me dije që jeni mirënjohës që ju kanë ndihmuar”, përfundon Kahn.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme