Njerëzit me depresion flasin ndryshe – ja si mund t’i dallosh

Nga mënyra si lëvizni dhe flini dhe si ndërveproni me njerëzit rreth jush, depresioni ndryshon thuajse gjithçka. Është i dukshëm edhe në mënyrën se si ju flisni dhe shprehni veten tuaj në të shkruar. Nganjëherë kjo “gjuhë e depresionit” mund të ketë një efekt të fuqishëm tek të tjerët. Vetëm merrni në konsideratë impaktin e poezisë dhe teksteve të këngëve të Sylvia Plath dhe Kurt Cobain, të cilët vranë veten pasi vuanin nga depresioni.

Shkencëtarët kanë kohë që mundohen të zbulojnë raportin e saktë ndërmjet depresionit dhe mënyrës se si njerëzit shprehen, dhe teknologjia po na vjen në ndihmë të qartësojmë tablonë. Studimi ynë i ri, i publikuar në Shkencën e Psikologjisë Klinike, ka zbuluar një klasë fjalësh që mund të ndihmojnë të parashikohet me saktësi nëse dikush vuan apo jo nga depresioni.

Tradicionalisht, analizat linguistike në këtë fushë janë pasuar nga kërkuesit shkencore duke lexuar dhe duke mbajtur shënime. Në ditët e sotme, metodat e analizës së tekstit të kompjuterizuara, lejojnë procesimin e një sasie të stërmadhe të të dhënash në pak minuta, Kjo mund të ndihmojë në evidentimin e tipareve linguistike, të cilat njerëzve mund t’u ikin pa i vënë re, duke llogaritur përqindjen e fjalëve që mbizotërojnë dhe klasën e fjalëve, diversitetin leksikor, gjatësinë mesatare të fjalive, linjat gramatikore dhe shumë parametra të tjerë metrikë.

Deri më tani, esetë personale dhe ditarët nga njerëzit e depresionuar kanë qenë të dobishëm, siç ka qenë puna e artistëve të mirënjohur si Kurt Cobain dhe Sylvia Plath. Për sa i përket gjuhës së folur, fragmente të gjuhës së folur së njerëzve me depresion kanë gjithashtu siguruar disa të dhëna. Të marra së bashku, zbulimet nga kërkime të tilla zbulojnë qartazi dhe bindshëm dallimet në gjuhë mes atyre me apo pa simptoma depresioni.

Përmbajtja

Mënyra e të shprehurit mund të ndahet në dy përbërës: përmbajtja dhe stili. Përmbajtja lidhet me atë çfarë ne shprehim- që është kuptimi apo tematika e deklaratave. Nuk do të surprizonte askënd që të mësojë se ata me simptoma depresioni përdorin një sasi të tepërt fjalësh që janë të lidhura me emocione negative, veçanërisht mbiemra dhe ndajfolje negative- si për shembull “i vetmuar”, “i trishtuar” ose “i mjerë”.

Më interesant është përdorimi i përemrave. Ata që kanë simptoma depresioni përdorin me domethënie më shumë përemra njëjës të vetës së parë- si “mua”, “vetja ime” dhe “unë”- dhe me domethënie më pak përemra vetorë të vetës së dytë dhe të tretë- siç janë “ata”, “atyre” ose “ajo”. Kjo strukturë e përdorimit të përemrave sugjeron se njerëzit me depresion janë më të përqendruar tek vetvetja dhe më pak të lidhur me të tjerët. Studiuesit kanë raportuar se përemrat janë në të vërtetë më të besueshëm në idnetifikimin e depresionit se sa fjalët që shprehin emocione negative.

Ne e dimë se fokusimi i tepërt në problem personale dhe izolimi social janë tipare të zakonshme të depresionit. Gjithsesi, ne nuk e dimë nëse këta zbulime reflektojnë dallime në vëmendje apo në stilin e të menduarit. A shkakton depresioni që njerëzit të fokusohen tek vetja e tyre apo njerëzit që fokusohen te vetvetja marrin simptoma depresioni?

Stili

Stili i gjuhës lidhet me mënyrën se si ne e shprehim veten, më shumë se sa përmbajtja e asaj që shprehim. Laboratori ynë kohët e fundit mori në studim analiza të mëdha të dhënash në tekste që vinin nga 64 forume të ndryshme online për shëndetin mendor, duke ekzaminuar mbi 6,400 anëtarë. “Fjalët absolutiste”- të cilat përçojnë magnitude ose probabilitete, siç është “gjithmonë”, “asgjë” ose “plotësisht” – u zbulua se ishin shënjues më të mirë për forumet e shëndetit mendor se sa përemrat apo fjalët që shprehin emocione negative.

Nga pamja e jashtme, ne parashikojnë se ata me depression kanë një këndvështrim më bardhezi për botën dhe se kjo do të manifestonte stilin e tyre të gjuhës. Krahasuar me 19 forume të ndryshme kontrolli (për shembull, Mumsnet dhe StudentRoom), mbizotërimi i fjalëve absolutiste është rreth 50 % më i madh në forume ankthi dhe depresioni dhe rreth 80 % më i madh në forume njerëzish që kanë tendencën të vetëvriten.

Përemrat prodhuan një strukturë të ngjashme shpërndarjeje ashtu si fjalët absolutiste përgjatë forumeve, por efekti ishte më i vogël. Për kontrast, fjalët me emocione negative ishin paradoksalisht më pak mbizotëruese në forumet e njerëzve me tendencë të vetëvriten se sa në forumet e ankthit dhe depresionit.

Kërkimi ynë gjithashtu përfshiu forumet e rehabilitimit, ku anëtarët që ndjenin se e kanë marrë veten nga një episod depresiv, shkruajnë pastime positive dhe inkurajuese për shërimin e tyre. Këtu ne zbulojmë se fjalët që shprehin emocione negative ishin përdorur në një nivel të krahasueshëm me forumet e kontrollit, ndërsa fjalët që shprehin emocione pozitive ishin rritur me rreth 70 %.

As më pak e as më shumë, mbizotërimi i fjalëve absolutiste qëndroi dukshëm më i madh se sa i atyre të kontrollit, por pak më i vogël se sa në forumet e ankthit e depresionit.

Është e qartë, ata që kanë patur simptoma të mëparshme depresioni kanë më shumë gjasa t’i kenë ato sërish. Prandaj, tendenca më e madhe për të menduarit absolutist, edhe kur aktualisht nuk ka simptoma depresioni, është një shenjë që mund të luajë një rol në të shkaktuarit e episodeve depresive. I njëjti efekt vërehet në përdorimin e përemrave, por jo në fjalët që shprehin emocione negative.

Implikime praktike

Të kuptuarit e gjuhës së depresionit mund të na ndihmojë neve të kuptojmë mënyrën se si ato simptoma të depresionit mendojnë, por gjithashtu ka edhe implikime praktike. Studiuesit po kombinojnë  analizat e automatizuara të tekstit me makineri që mësojnë (kompjutera që mësojnë pa u programuar) për të klasifikuar një varietet gjendjesh të shëndetit mendor nga kampionët e tekstit natyral të gjuhës siç janë postimet në blog.

Një klasifikim i tillë po performon në terren tashmë dhe ushtrohet nga terapistë të trajnuar. Është e rëndësishme që klasifikimi i makinerive që mësojnë do të vijë vetëm duke u përmirësuar teksa mblidhen gjithmonë e më shumë të dhëna dhe zhvillohen algoritma gjithnjë e më të sofistikuar. Kjo shkon përtej vizionit të strukturave të gjera të absolutizmave, negativitetit dhe përemrave që kemi diskutuar deri më tani. Puna ka filluar në përdorimin e kompjuterave për të identifikuar me saktësi rritjen e nënkategorive me problem specifike mendore-siç është perfeksionizmi, problemi i vetëvlerësimit dhe ankthi social.

Kjo nuk do të thotë që nuk është e mundur të përdorësh një shprehje që është e lidhur me depresionin, pa qenë i depresionuar në të vërtetë. Përfundimisht është mënyra se si ti ndihesh me kalimin e kohës ajo që përcakton nëse vuani nga depresioni apo jo. Por teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se më shumë se rreth 300 milion njerëz në mbarë botën aktualisht po jetojnë me depresion, një rritje me më shumë se 18 % që nga 2005, të kesh më shumë mjete për të vërejtur gjendjen është sigurisht e rëndësishme për të përmirësuar shëndetin dhe për të parandaluar vetëvrasjet tragjike si ato të Plath dhe Cobain.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme