Nga Kim Mehmeti
Shumica e njerëzve prej moti nuk njohin Zot, nuk njohin gjini, nuk njohin frikë, nuk njohin moral, nuk njohin mëshirë, nuk njohin ndërgjegje, nuk njohin turp…
Prej moti shumica e njerëzve njohin vetëm forcën dhe paranë, duke e dëbuar kështu nga vetvetja mëshirën, dhimbsurinë ndaj skamnorit dhe të pafatit, padrejtësinë…
Jo prej sot, por ka vite qëkur bota është shndërrohet në varrezë masive e jonjerëzores, por duhej të ndodhte gjenocidi na Gazë ku një bukë paguhet me një jetë fëmije që të gjithë që kanë sy të shohin se sot, ai që ka në duar para e armë, mund të veprojë me to si të dojë, pa pyetur për asnjë skrupull moral.
Po pra, njerëzit nisën të mburren me atë se e ‘vranë’ Zotin në vetvete, se i zhdukën gjinitë, se vranë moralin, se vranë ndërgjegjen, se vranë ndjeshmërinë ndaj skamnorit dhe më të dobëtit, se e dëbuan nga vetvetja turpin…, kështu që tani u mbeti për ta vrarë vetëm vetvetja. (Kim Mehmeti)/sakte.net