Dy persona janë arrestuar në Elbasan, pasi ishin shpallur në kërkim nderkombëtar, një në kërkim për drogë dhe tjetri për vjedhje.
Pas hekurave mësohet se kanë rënë shtetasit Ermal Nonaj alias Marvi Nonaj, 45 vjeç, banues në Elbasan si 41-vjeçari me inicialet A. Gj., banues në Elbasan.
Sipas policisë, Ermal Nonaj alias Marvi Nonaj, është dënuar nga Gjykata e Apelit Torino me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ndërkohë, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Itali.
Sakaq, shtetasit me iniciale A. Gj., 41 vjeç, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Xh. Gj., më datë 01.09.2023, ka vjedhur në biznesin e një shtetaseje, kasafortën brenda së cilës ka patur 60 000 lekë dhe 500 euro.
Njoftimi i policisë
Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim. Si rezultat i kontrolleve, u kapën 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.
Strukturat e DVP Elbasan, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e 2 shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre, përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i kontrolleve:
✔️ Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, kapi dhe ndaloi shtetasin Ermal Nonaj alias Marvi Nonaj, 45 vjeç, banues në Elbasan.
Gjykata e Apelit Torino, me vendimin e datës 11.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
✔️ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin A. Gj., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 04.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Xh. Gj., më datë 01.09.2023, ka vjedhur në biznesin e një shtetaseje, kasafortën brenda së cilës ka patur 60 000 lekë dhe 500 euro.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga strukturat e DVP Vlorë.