Njëri nga 6 ‘gylenistët’ e arrestuar në Kosovë pranon faijn, i gatshëm të bashkëpunoj me Erdoganin

Njëri nga gjashtë të arrestuarit dhe depërtuarit në Turqi  të organizatës terroriste FETO,me inicialet  O.K. ka filluar të bashkëpunojë me Prokurorinë e shtetit turk, shkruajnë mediat turke.

Sipas burimeve të portalit në gjuhën turke TAN, i arrestuari O.K, ka pranuar fajin dhe gjithashtu ka treguar gatishmëri për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë së shtetit turk.

O.K, pas depërtimit në Turqi, gjatë intervistimit në Drejtorinë e Policisë së  Stambollit ka deklaruar se do të bashkëpunojë me Prokurorinë, sikur edhe e ka pranuar fajin për çfarë edhe akuzohet, shkruan TAN, transmeton arbresh.info.

ra, gjithnjë sipas burimeve të TAN-it, përcjellë Kosova Post, i arrestuari  O.K, ka pranuar se ka qenë anëtar dhe përgjegjës për një sektor të caktuar të organizatës FETO dhe se ka marrë pjesë në krime të ndryshme të organizatës në fjalë.

Poashtu, burimet e TAN-it, bëjnë të ditur se O.K, ka  dhënë edhe shumë informata për veprimtarinë e FETO-s në Ballkan dhe në Kosovë, transmeton arbresh.info.

I akuzuari me nofkën Doktori, O.K. Thuhet se ka pranuar se kane privatizuar toke per ndertim diku rreth 60 hektar, në pjesën e Graçanicës.

Ndryshe, për organizatën FETO, janë  bërë shumë hulumtime dhe shkrime  për veprimtarinë e tzre në Ballkan dhe vendet e Rajonit, dhe hulumtimet kanë vënë në pah se struktura FETO në Kosovë vepron në shumë fusha edhe atë nga fusha e edukimit, biznesit, organizata jo qeveritare deri në burokraci.

Ata mbrohen dhe ruhen nga politikanet shqiptar, pjesëtarët e shtetit të thellë në Kosove, si dhe pjesëtarët e partisë shqiptare që janë në koalicion me pushtetin, Partine Demokratike te Kosovës, AAK, dhe Nismën.

Themeluesit dhe përkrahësit e këtyre partive janë, me shumicë, ish- pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, posaçërisht, pjesëtarët e bindjeve të majta, janë mbrojtësit më të rëndësishëm të FETO-s në Kosovë, shkruan gazeta “TAN”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme