Njëri prej sulmuesve në Barcelonë: Grupi kishte planifikuar sulm shumë më të madh me eksplozivë

Një anëtar i dyshuar i rrjetit terrorist, i cili kreu sulme terroriste në Barcelonë dhe Cambrils javën e kaluar, e ka pranuar sot në gjykatë se grupi kishte planifikuar sulm shumë më të madh me eksplozivë, raportojnë mediat spanjolle.

Mohamed Houli është i dyshuari i parë që rrëfehet në gjykatë pas sulmeve ku humben jetën 15 persona dhe u plagosen më shumë se 100 të tjerë, shkruan La Vanguardia, transmeton Express.

Kjo gazetë i ka cituar disa burime që ishin prezent gjatë marrjes në pyetje, sipas të cilave Houli e ka pranuar se grupi kishte planifikuar sulm shumë më të madh, shkruan Express.

Pesëmbëdhjetë persona u vranë në dy sulme me makina javën e kaluar.

Por, planet më të gjera të terroristëve besohet se kanë dështuar pas gjetjes së 120 bombolave të gazit, të cilat mendohet se do të përdoreshin në sulm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme