Njeriu i cili bëri që qendrat e shëndetit të ofrojnë shërbime më cilësore sesa spitalet private

Dikur kishte ankesa të panumërta për shërbime të ngathta, radhë të gjata, mungesë e medikamenteve elementare, mosrespektim të orarit nga ana e stafit, por sot situata në shtëpinë kryesore të shëndetit në kryeqytet është për çdo lëvdatë. Që nga ardhja e Arben Vitisë në krye te Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, gjendje në këtë institucion dhe në të tjera ku ofrohen shërbimet shëndetësore primare kanë ndryshuar rrënjësisht.

Një turmë njerëzish sot kanë hyrë në zyrën ku jepen insulinat për të prekurit nga sëmundja e sheqerit, në Shtëpinë e Shëndetit në qendër të Prishtinës.

Të gjithë, rend e pa rend shtynin njëri-tjetrin për të arritur më shpejtë afër tavolinës ku shërbeheshin me barna e insulina nga motrat që punonin aty, raporton Indeksonline.

Stafi i motrave duhej të punonin nën presion nga zhurma që krijonin njerëzit që ishin grumbulluar brenda zyrës, të cilët nuk merrnin mundin të radhiteshin njëri pas tjetrit.

Edhe ata kishin pritur ditë të tëra për t`u furnizuar me barna e insulina sepse vonesat për ardhjen e tyre këtë herë kishin zgjatur më shumë.

Orari kishte përfunduar në orën 15:00, por zyra nuk ishte liruar dhe njerëzit.
Motrat bashkë me shefin, po vazhdonin t`iu shërbenin atyre që pritnin për t`u pajisur me mjete. Deri sa stafi e pa që më nuk u lajmërua asnjë qytetar, atëherë i është vënë çelësi zyrës./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë