Njeriu që dyshohet se kontrabandoi barna, Limaj e bë zëvendësministër |Dokument

I dyshuari për kontrabandim të barnave dhe pronari i kompanisë farmaceutike N.T.P Rigoni, Agim Çaka u emërua sot zëvendësministër i Ministrisë Shëndetësisë. Ai vjen nga radhët e Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëson Muharrem Kuçin, që u largua nga pozita e zv/ministrit të Shëndetësisë një ditë më parë.


Edhe pse figuron ende pronar i kompanisë private N.T.P Rigoni në Kaçanik ku posedon 100 për qind të aksioneve, Agim Çaka është emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë – një pozitë që e vendos atë në konflikt interesi, raporton Gazeta Online Insajderi.

Madje, në vitin 2014, Çaka ishte dënuar me gjobë nga Inspektorati Farmaceutik, pasi në barnatorën e tij në Kaçanik ishin zënë barna të kontrabanduara.

Mirëpo, Çaka nuk e kishte paguar gjobën e shqiptuar nga Inspektorati Farmaceutik për një kohë të gjatë. Kjo e kishte shtyrë AKPM-në të angazhonte një përmbarues privat për ekzekutimin e gjobave të shqiptuara ndaj kompanisë së Çakës dhe bizneseve të tjera.

Po ashtu edhe në vitin 2011, sip raportonte portali Kosovaonline, Inspektoriati Farmaceutik kishte konfiskuar barna të kontrabanduara në kompaninë N.T.P Rigoni.

Ai është njeri i afërt me kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limajn, pasi para se të merrte pozitën e zëvendësministrit të Shëndetësisë ka shërbyer si këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Limaj që nga viti 2017.

Para kësaj, në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017 Çaka ka qenë edhe kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut nga radhët e Nismës Socialdemokrate.

Çaka ende figuron pronar i kompanisë N.T.P Rigoni në Kaçanik, për të cilën kishte deklaruar vitin e kaluar në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK) se ka një kapital prej 63 mijë eurove.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme